TEL AVIV – Izraeli fillon testimin e përmbytjes së rrjetit të tuneleve të Gazës

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 13 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite po teston përmbytjen e tuneleve të përdorura nga grupi islamik Hamas nën Rripin e Gazës, raportojnë mediet amerikane.

”Uji i detit do të pompohet në disa tunele për të testuar nëse metoda është e përshtatshme për shkatërrimin në shkallë të gjerë të metrosë”, njoftoi televizioni amerikan CNN të martën, duke cituar një zyrtar amerikan të informuar për incidentin.

Për aktivitetin e IDF-së raportoi edhe gazeta amerikane ”The Wall Street Journal”.

Rrjeti i tunelit vlerësohet të jetë afërsisht 500 kilometra i gjatë.

Megjithatë, ushtria izraelite supozon se shumë nga 135 pengjet e rrëmbyer në Izrael po mbahen në tunele.

Izraeli kishte informuar Shtetet e Bashkuara se vetëm tunelet ku nuk dyshohej për pengje do të përmbyten.

Në një konferencë për shtyp, presidenti amerikan Joe Biden u pyet për përmbytjen e disa pjesëve të tunelit.

Ai u përgjigj “thuhet se …nuk ka pengje në asnjë nga këto tunele. Por, unë nuk e di këtë me siguri”.

Sipas ushtrisë izraelite, Hamasi ka ndërtuar një sistem të madh tunelesh nën Rripin e Gazës./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like