TEL AVIV – Gallant paralajmëron Libanin: Bejruti mund të bëhet si Gaza ​

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 8 janar /ATSH-ANSA/ – Në një intervistë për Wall Street Journal, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, deklaroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje me Libanin që lejon banorët e Galilesë së Epërme të kthehen në shtëpitë e tyre (të cilat janë bombarduar nga Hezbollahu prej muajsh), Izraeli nuk do të hezitojë të përdorë forcën.

“Ne jemi gati të bëjmë sakrifica. Ata shohin se çfarë ndodh në Gaza dhe e dinë se ne kemi aftësinë për “copy-paste” me Bejrutin”, shtoi Gallant .

Përpara vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken në Izrael, Gallant tha në intervistën e WSJ se forcat izraelite po lëvizin nga ajo që ai e quajti “faza intensive e manovrimit të luftës drejt llojeve të ndryshme të operacioneve speciale”.

‘’Faza 3 e konfliktit do të zgjasë më gjatë. Izraeli nuk do të braktisë qëllimin e tij për të shkatërruar Hamasin, për t’i dhënë fund kontrollit të tij mbi Gazën dhe për të liruar pengjet që mbeten në duart e Hamasit’’, shtoi ai.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKrijohet ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Rama emëron Blendi Gonxhen


You may also like