TEL AVIV – Gallant: Lufta e Izraelit kundër Hamasit do të zgjasë

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza do të zgjasë më shumë se disa muaj, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

“Ata kanë ndërtuar infrastrukturë nën tokë dhe mbi tokë dhe nuk është e lehtë ta shkatërrosh atë”, theksoi Gallant gjatë bisedimeve me këshilltarin e sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.

“Do të marrë një periudhë kohe, do të zgjasë më shumë se disa muaj, por ne do të fitojmë”, tha Gallant.

Ai falënderoi SHBA për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij dhe gjithashtu për përpjekjet e tyre për të liruar pengjet e marra nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit.

Pas takimit, Sullivan u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së kohës së luftës.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, SHBA kishte diskutuar me udhëheqjen izraelite një tranzicion të mundshëm në operacionet ushtarake “me intensitet më të vogël” në Gaza./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFaik Konica, intelektuali i dimensioneve europiane


You may also like