TEL AVIV – Finlanda blen sistemin e mbrojtjes ajrore nga Izraeli

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 12 nëntor /ATSH-DPA/ – Izraeli do t’ia shesë sistemin e tij të mbrojtjes ajrore “David’s Sling”, anëtarit të ri të NATO-s, Finlandës, tha sot Ministria izraelite e Mbrojtjes.

“Marrëveshja historike u nënshkrua sot në selinë e Ministrisë izraelite të Mbrojtjes në Tel Aviv”, tha një zëdhënëse e ministrisë.

Marrëveshja vlerësohej në 317 milionë euro (340 milionë dollarë).

“David’s Sling” është një sistem i mbrojtjes ajrore i prodhuar bashkërisht nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sistemi mund të gjurmojë raketa balistike, avionë dhe dronë.

Finlanda rriti buxhetin e saj të mbrojtjes pasi u pranua në NATO më 4 prill të këtij viti, si anëtarja e 31-të e aleancës.

Ajo aplikoi për t’u bashkuar aleancës pas një periudhe të gjatë mosangazhimi ushtarak, në përgjigje të pushtimit rus në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like