TEL AVIV – CPJ: 21 gazetarë të vrarë që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 20 shtator /ATSH-ANSA/ –  Të paktën 21 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, bëri të ditur Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

“Që nga 19 tetori, të paktën 21 gazetarë ishin në mesin e më shumë se 4 000 vdekjeve nga të dyja palët që nga fillimi i luftës më 7 tetor”, shkruan organizata jofitimprurëse.

Në mesin e 21 gazetarëve, vdekjet e të cilëve u konfirmuan, 17 ishin palestinezë, tre izraelitë dhe një libanez.

Tetë gazetarë të tjerë u plagosën dhe tre janë të zhdukur ose të ndaluar.

Lista e gazetarëve të vrarë të publikuar nga CPJ nuk përfshin gazetarin që vdiq dje në Libanin jugor, pranë vijës blu të demarkacionit me Izraelin./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSHBA – Biden: Hamasi dhe Putin duan të shkatërrojnë demokracitë pranë tyre


You may also like