TEL AVIV – Blinken: Izraeli nuk ka licencë për sjellje jonjerëzore

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 8 shkurt /ATSH-ANSA/ – Sulmet e Hamasit më 7 tetor nuk i japin Izraelit licencën për sjellje çnjerëzore, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një konferencë shtypi në Tel Aviv.

”Edhe ndaj izraelitëve u përdorën sjellje çnjerëzore në mënyrën më të tmerrshme më 7 tetor”, shtoi Blinken.

”Që atëherë, ndaj pengjeve ka të tilla sjellje çdo ditë, por kjo nuk mund të jetë një licencë për të dehumanizuar të tjerët”, nënvizoi sekretari amerikan i Shtetit, në një paralajmërim të ashpër drejtuar Izraelit./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like