TEL AVIV – 2023 viti rekord i dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 2 janar /ATSH-DPA/ Aktivistët izraelitë të të drejtave të njeriut thanë se ka pasur më shumë raste të regjistruara të dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor në vitin 2023 sesa në çdo vit tjetër më parë.

“Nëntë palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga masakra e Hamasit më 7 tetor”, njoftoi sot organizata izraelite për të drejtat e njeriut Yesh Din në platformën e mediave sociale X.

“Që nga fillimi i regjistrimit në vitin 2006, nuk ka pasur kurrë më shumë dhunë sesa në vitin e kaluar”, tha ai.

Një total prej 10 personash u vranë gjatë dhunës në Bregun Perëndimor në vitin 2023.

“Vitin e kaluar, civilët izraelitë vranë të paktën pesë palestinezë në Bregun Perëndimor”, sipas grupit izraelit të të drejtave të njeriut B’tselem.

Yesh Din tha se viti i kaluar ishte gjithashtu një vit rekord për sa i përket intensitetit të dhunës dhe numrit të izraelitëve të përfshirë.

Në shkurt, qindra izraelitë sulmuan fshatin Huwara dhe i vunë flakën shtëpive dhe makinave.

Yesh Din raportoi më shumë se 1200 raste gjatë gjithë vitit. Gjithashtu ka një tendencë të mos raportimit të rasteve në polici.

“Kjo, me sa duket është për shkak të një politike të butësisë dhe ndërprerjes së rasteve të krimeve të motivuara ideologjikisht të kryera nga izraelitët kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor”, shtoi ai.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like