Tekniku Garcia elozhe Vedat Muriqit: Kemi një lojtar që është dominues

by admin
Spread the love

Një kampionat i ri dhe një tjetër sjellje në fushë nga Vedat Muriqi. Shqiptari i Kosovës u transferua nga Lazio te Mallorca dhe duket se në ndeshjet e para aty ai ka rilindur. Në ndeshjen e fundit kundër Bilbao-s, Muriqi luajti një rol kyç në fitoren e ekipit të tij.

Ai asistoi dy herë për shokët e ekipit në ndeshjen që u fitua nga Mallorca me rezultatin 3-2. Goli i dytë dhe goli i tretë erdhën pikërisht pas asistent të sulmuesit shqiptar që i dha një dorë të madhe ekipit për të marrë tre pikë shumë të vlefshme.

Diçka e tillë nuk ka qëndruar po u komentuar as nga tekniku i Mallorcas. “Kemi një lojtar që është dominues dhe mbrojtjet kundërshtare e dinë këtë”, tha Luis Garcia duke mos i kursyet elozhet për Vedat Muriqin. /oversport.tv

You may also like