TEHERAN – Ajatollah Khamenei kërcënon Izraelin pas sulmit në Damask

by admin
Spread the love

TEHERAN, 2 prill /ATSH-DPA/ – Ajatollahu iranian Ali Khamenei ka kërcënuar Izraelin me hakmarrje, pasi dy gjeneralë iranianë u vranë, në një sulm të dyshuar izraelit në kompleksin e ambasadës iraniane në Damask.

”Regjimi izraelit do të ndëshkohet. Jemi të bindur se ata do të pendohen për këtë  krim”, theksoi ai.

Komentet e tij erdhën pasi presidenti iranian Ebrahim Raisi kishte dënuar ashpër sulmin dhe kërcënoi se do të përgjigjej.

Një sulm ajror izraelit që shkatërroi sot konsullatën e Iranit në Siri vrau dy gjeneralë iranianë dhe pesë oficerë, sipas zyrtarëve iranianë, njofton AP.

Sulmi dukej se nënkuptonte një përshkallëzim të shënjestrimit të zyrtarëve ushtarakë nga Irani, i cili mbështet grupet militante që luftojnë Izraelin në Gaza dhe përgjatë kufirit të tij me Libanin.

Që nga fillimi i luftës në Gaza gati gjashtë muaj më parë, përleshjet janë shtuar midis Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut të mbështetur nga Irani me bazë në Liban.
Hamasi, i cili sundon Gazën dhe sulmoi Izraelin më 7 tetor, mbështetet gjithashtu nga Irani.

Izraeli, i cili rrallë i pranon sulmet kundër objektivave iraniane, tha se nuk kishte asnjë koment për sulmin e fundit në Siri, megjithëse një zëdhënës ushtarak fajësoi Iranin për një sulm me dron kundër një baze detare në Izraelin jugor./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like