Tebas: Messi bëri gabim që iku nga Barça, te PSG ka humbur vëmendjen e publikut

by admin
Spread the love

Javier Tebas ka folur sërish për largimin e Lionel Messit nga Barcelona dhe ka lëshuar një tjetër sulm ndaj PSG:

“Mendoj që Messi nuk i mungon vetëm LaLigas, por të gjithë botës së futbollit, sepse kampionati francez është ai që është. Tani ndiqet shumë më pak se kur ishte te Barcelona, shpresojmë që të bëjë një Botëror të madh dhe aty të mund ta rishohim të gjithë. Nëse PSG luan kundër Nantes, publiku nuk e ndjek. Me Barceloën ishte ndryshe.

Nuk e di nëse Messi do të kthehet, varet nga ai. Unë shpresoj që të kthehet, do të ishte mirë edhe për të që të kthehej në futbollin spanjoll, në atë që gjithmonë ka qenë skuadra e tij. Mendoj që ka bërë një gabim që prishi atë martesë.

Messi i mungon futbollit spanjoll më shumë se Cristiano Ronaldo. Ata kanë ikur, por LaLiga vazhdon që të jetë akoma në nivele të larta”, ka thënë presidenti i LaLigas. / Oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain Twitter

You may also like