Të vrarët e Gazës, sa një shifër e historiografisë komuniste shqiptare – Shqip

by admin
Spread the love

Viktimat e Gazës kanë kapur shifrën tragjike 28 mijë, e cila na kujton shifrën heroike të pretenduar nga komunizmi shqiptar mbi të rënët në luftë. E nëse të dytët ishin luftëtarë të vrarë në katër vite, të parët janë civilë, shumica gra e fëmijë, të vrarë në katër muaj.

Izraeli vrau 112 palestinezë dhe plagosi 173 të tjerë vetëm në 24 orët e fundit. Ndërkohë që numri i të vdekurve në Gaza ka arritur mbi 28 mijë, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

“Pushtimi izraelit kreu 14 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 112 dëshmorë dhe 173 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, tha ministria në një deklaratë.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi ndihma nuk është në gjendje të arrië tek ta,” thuhet në deklaratë.

Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon ofensivën e tij në Rripin e Gazës, ku të paktën 28,176 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 67,784 janë plagosur që nga 7 tetori, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar i Hamasit, për të cilin Tel Aviv thotë se vrau afro 1200 njerëz.

Ofensiva izraelite ka lënë 85% të popullsisë së Gazës të zhvendosur brenda vendit për shkak të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60% e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së. /Tesheshi.com/

You may also like