Të tjera lajme negative nga Lukaku, ja kur mund të kthehet sulmuesi belg

by admin
Spread the love

Lukaku do të humbasë një tjetër sfidë shumë të rëndësishme të Interit. Bëhet fjalë për supersfidën e ditës së mërkurë në Champions League përballë Barcelonës.

Pas testeve të fundit të kryera nga sulmuesi belg, rezultatet nuk kanë qenë shumë pozitive. Ai pritet që të humbasë sfidën përballë katalanasve, ose maksimumi të grumbullohet, por pa shumë shanse reale për t’u aktivizuar.

Tek Interi po kërkojnë ta kenë sa më shpejtë në dispozicion sulmuesin dhe afati më optimist për ta është sfida e Serie A përballë Salernitanës. Në rast se ai kthehet ndaj Salernitanës, atëherë Lukaku do të plotësonte 50 ditë mungesë për Simone Inzaghin. /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter

You may also like