Të tjera fakte mbi skandalin “Negreira”, reagon arbitri spanjoll: Barça ka dashur përfitime

by admin
Spread the love

“Çështja Negreira” është sërish në lajm në Spanjë për shkak të deklarimit para Gardës Civile të 21 arbitrave në total, të cilët kanë zbuluar përfshirjen e ish-numrit dy të gjyqtarëve, Enrikez Negreira. Gazeta “El Mundo” ka pasur akses në të gjitha deklaratat e arbitrave, midis të cilëve spikat ajo e Hose Luis González González. Arbitri madrilen ka deklaruar para Gardës Civile se Barcelona e kishte punësuar Negreirën “për të marrë një lloj përfitimi sportiv”.

Hetuesit e rastit “Negreira” e pyetën gjyqtarin González González se cila mendon se është arsyeja pse Barcelona punësoi Hose María Enrikez Negreirën dhe djalin e tij edhe përgjigja ka qenë befasuese.

“Unë e kuptoj se ata dëshironin të merrnin disa përfitime sportive. Negreira i ka lënë të kuptonin se ai kishte një farë pushteti mbi gjyqtarët”.

Arbitri në fjalë, i cili e zhvilloi karrierën e tij deri në vitin 2020, duke u bërë më vonë gjyqtar i VAR-it, pohon gjithashtu se djali i tij “përfitoi nga pozicioni” i Enrikez Negreirës si nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve për të marrë një përfitim ekonomik.

“Mendimi im është se Enrikez Negreira arriti një marrëveshje me drejtorët e Barcelonës për të përfituar privatisht nga këto pagesa dhe për t’i shpërndarë ato mes tyre”, tha Gonzalez.

PANORAMASPORT.AL

You may also like