Të sakrifikosh për njeriun që do! Kjo është arsyeja e ndarjes së Adrianës dhe Keith – Shqip

by admin
Spread the love

Pak javë më parë Adriana dhe Keith konfirmuan ndarjen e tyre, gjë që erdhi e papritur pasi çifti dukeshin shumë të lumtur bashkë. Por sot Adriana ka dhënë një intervistë për “ATV” ku ka zbuluar arsyen pse kanë vendosur të ndajnë rrugët. Aktorja tha se Keith, ndryshe nga ajo, donte të krijonte një familje, të kishte fëmijë. Rrëfimi i saj na kujtoi shprehjen të sakrifikosh për njeriun që do, sepse Adriana shprehet se zgjodhi të mendinte për të ardhmen e Keithit dhe jo për veten.

“Është e vërtetë që unë me Keith nuk jemi më. Nuk jemi ndarë duke u përlarë, nuk jemi ndarë duke u sharë, nuk jemi ndarë duke urryer. Thjesht jemi ndarë se e kemi parë të arsyeshme që të mos jemi më bashkë. Ka shumë arsye brenda përse. Mund të them shlirë nëse unë kisha menduar vetëm për veten time unë isha akoma bashkë, kam menduar për më larg. Nuk kam thënë që do të zgjasë tërë jetën. Nuk kam qenë e gatshme, Keith ka dashur shumë të krijoj familje. Nuk kam dashur edhe një fëmijë tjetër. Ai ka qenë shumë më i ri në moshë. Ai duhet të fokusohet në punë, në karrierë e në fund edhe në familje. E ndjej shpirtërisht që jam te Keith dhe Keith është te unë. Jeta është kështu, duhet ta pranosh çdo gjë si rrjedh gjatë jetës. Është e vërtetë Keith më ka ndenjur shumë afër gjatë operacionit, më ka shikuar shumë. Edhe kur kam qenë keq, edhe përpara kur kam qenë mirë. Jam falenderuese deri në qiell”, u shpreh Adriana.

You may also like