Të rren mendja se je lojtar i fortë, pyet Kiarën të të tregojë se kush jam unë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Duket se hyrja e Qetsor Ferrunajt në shtëpinë e Big Brother VIP ‘ka zgjuar’ Luizin. Dyshja kanë pasur e vijojnë të kenë debate të forta me njëri-tjetrin që prej ditës së parë që Qetsori është bërë pjesë e këtij formati. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa në debatin mes tyre, Qetsori i ka thënë Luizit se nuk është lojtar i fortë.

Ndër të tjera, Qetsori i tha Luizit dhe i ka hyrë shumë vetja në qejf, ndërsa i kërkoi Luizit të pyesë Kiarën se kush është ai. Luizi i ka thënë se nuk i intereson aspak se kush është ai dhe i tha se sapo të dalin në nominim, ai do të bëjë gati valixhet.

Luizi: Provoje edhe njëherë te treshi se në kohë je

Qetsori: Unë do provoj shumë gjëra

Luzi: Mbarë e mirë t’u priftë

Qetsori: Priftin nuk e bën dot me mua

Luizi: Mbarë e mirë t’u priftë thashë

Luizi: Do e shohësh ti si do fitosh, sapo të dalësh në nominim me mua dhe me një tjetër dhe fillon bën valixhet

Qetsori: Akoma të rren mendja se je tip i fortë ëë?

Luizi: Shumë, aq sa nuk ta merr mendje

Qetsori: Ty të ka hyrë vetja në qejf

Luizi: Më ka hyrë dhe po e shijoj

Qetsori: Pyete Kiarën, të ka thënë Kiara kush jam unë?

Luizi: Kush je ti?! Kush je ti mo? Me pyet Kiarën kush je ti? Po ç’më duhet mua. Mua s’më intereson hiç ti.

You may also like