Të respektohet ligji, lëndët e vjetra të mos ndiqen – Shqip

by admin
Spread the love

“T’i tregoj ministrit se që tre vite nuk kam energji elektrike. Vajzat i kam diplomuara. Diploma të pa blera. 00:16 Ikën në gjermani të pastrojnë që t’u kthejmë borxhet përmbaruesve”, tha një qytetare.

Dhjetëra qytetarë të revoltuar të cilët vazhdojnë të jenë pre e përmbaruesve edhe pse lëndët e tyre janë vjetërsuar, protestuan sot para Ministrisë së Drejtësisë. Ata kërkojnë që përmbaruesit, që janë nën ombrellën e këtij dikasteri, të respektojnë ndryshimet që rreth 10 muaj më parë u bënë në Ligjin për marrëdhënie të detyrimore dhe Ligjin për Përmbarim. Këto ndryshime çlirojnë qytetarët nga detyrimet e tyre nëse nga koha e hapjes së aktit përmbarues për borxhin e tyre kanë kaluar 10 vite. Përmbaruesit kanë vazhduar punën jo në përputhje me ndryshimet ligjore, ndërsa i kanë drejtuar qytetarët që të ankohen në gjykatat kompetente. Megjithatë, deri tani asnjë gjykatë nuk ka sjellë vendim në favor të qytetarit. Edhe kur gjykatat e shkallës së parë kanë vendosur në favor të qytetarit, Gjykata e apelit e ka kthyer lëndën në rigjykim.

“Në thjesht kërkojmë që të zbatohet ligji. Ligjin. Të gjithë ne qëndrojmë pas ligjit. Ministri I Drejtësisë dhe Ministria nuk qëndrojnë pas ligjit që është sjellë në Kuvend, nënshkruar nga kryetari. 02:58 Më siguri janë mbi 500 mijë lëndë, ndoshta edhe një milion. 03:39 Nuk mund t’i bëni qytetarët të paguajnë taksa gjyqësore marramendëse dhe në fund të mos bëjnë asgjë”, tha Ana Gligorova.

“Ska rreth 220 mijë xhirollogari të bllokuara. 06:17 Nuk do të ketë as president të vendit dhe as deputetë,  nuk do të dalin të votojnë”, tha Samka Ibraimovski.

“Sepse bëhet fjalë për shumë të madhe parash mbetet vetëm të mendohet se këtu bëhet kriminalitet. Nuk ka shpjegim tjetër. Përndryshe, pse sollën ligj që nuk e zbatojnë? Ata luajnë me mirëqenien e qytetarëve. 07:55 Ka shtet apo nuk ka shtet?! Le të tregojnë se cila është.”, tha Marjan Risteski.

Avokati i Popullit, Naser Zyberi thotë se deri tek zyra e tij kanë mbërritur ankesa të shumta nga qytetarët. Sipas tij, është e pa tolerueshme që një ligj që është sjell për të zgjidhur një problem të akumuluar me përmbarimin, të mos zbatohet. Ligji në fjalë, siç thotë Zyberi, ofron të gjithë bazën ligjore që përmbaruesit të mos  ndjekin lëndët e vjetërsuara. Sipas tij ka bazë ligjore, por nuk ka vullnet.

“Kuptohet që motivet e përmbaruesve janë të qarta që të vazhdojnë lëndët e përmbarimit, me arsyetime të ndryshme të cilat sipas bindjes time janë të pabaza. Ata thirren në arsyetimin se në Ligjin për Përmbarim nuk ekziston dispozitë me të cilën rregullohet pezullimi I përmbarimit për shkak të vjetërsimit. Thonë se nuk kanë formën e formularit për sjelljen e konkluzës për pezullim të aktit për përmbarim. 07:52 Kam kërkuar që ata ta respektojnë ligjin, sepse përndryshe bëjnë vepër penale”, tha Naser Zyberi.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se gjykata ka kompetencë ekskluzive për të vepruar në bazë të parashkrimit të përmbaruesit në një procedurë përkatëse. Dërguam pyetje edhe tek Dhoma e Përmbaruesve, por deri tani nuk kemi përgjigje./tvklan.mk

You may also like