Te mjeku pasdite! Si do funksionojnë vizitat me pagesë: Më shumë barna dhe pajisje bashkëkohore

by admin
Spread the love

Pacientët që kanë nevojë për një konsultë me mjekë të spitaleve në QSUT por qe nuk duna të presin derisa të planifikohen nga sistemi referimit ose kanë një mjek të preferuar, mund ta bëjnë atë kundrejt një tarife të caktuar që do të përcaktohet nga bordi drejtues i QSUT, por në orët e pasdites.

Kjo do të funksionojë vetëm për ata mjekë që do të nënshkruajnë kontratë, pasi mund të ketë nga ata të cilët në orët e pasdites shkojnë në klinikat e tyre private.

Autonomia spitalore jep të drejte spitaleve te gjenerojnë të ardhura duke lidhur kontrata me kompani sigurimi apo subjekte të tjera çka pritet të çojë në më shumë barna apo pajisje bashkëkohore në shërbim të pacientëve.

Si fillim QSUT, spitali i Durrësit, Shkodrës Lezhës dhe Vlorës kane fituar autonomi menaxheriale dhe pritet pas dy vitesh të fillojë autonomia financiare, por nëse ne dy vite nuk arrijnë indikatorët e duhur këto spitale e humbin të drejtën e autonomisë menaxheriale.


Top Channel

You may also like