“Të merret të futet brenda”, Spartak Braho plas deklaratën e fortë: Rama ka kërcënuar

by admin
Spread the love

Në emisionin “Frontline” në News24, ish-deputeti Spartak Braho, u shpreh se SPAK është në prag të dështimit.

I ndalur tek deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim, ai tha se ambasadorja duhet të flasë me fakte, për kërcënimet që po i bëhen SPAK, pasi është e patoleshme tha ai, që gjyqtarë e prokurorë të SPAK po kërcënohen.

“Ky muaj i nxehtë dhe këto po ashtu shumë të nxehta. Ka një kohezion midis natyrës dhe problemit që shtroni. Është e vërtetë që SPAK po kërcënohet, po mirë 200 mln euro që investoi Departamenti i Shtetit dhe BE, SPAK në të tëra strukturat e drejtësisë do shkojnë dëm? Nuk të fal Amerika të ikin lekët rrush e kumbulla. Ambasadorja të vërë gishtin dhe të veprojë. SPAK është në prag të dështimit. Nëse kërcënohet prokurorë të SPAK çfarë pret më? Ata janë njerëz kanë familje. Kush janë këta që kërcënojnë? A e ka alibinë ambasadorja amerikane, kush janë? Të veprojnë. Nëse nuk mbrohen gjyqtarët nga kriminelë e politikanë të degjeneruar? Ore nëse Berisha apo kushdo qoftë kërcënon SPAK të merret të futet brenda. Ka një demobilizim të punonjësve të SPAK siç ka edhe një opinion që po mbizotëron , dështoi SPAK. Sali Berisha tashmë ia ka marrë dorën. Rama ka kërcënuar SPAK sa herë ia ka dashur qejfi. E kam thënë këtë. Larg duart politika nga SPAK. Tani këta kanë kaluar në kërcënime, kujt i duhen këto deklarata. Nuk e di kush kërcënon, zonja e thotë, kur të flasë herë tjetër, ta sjellë në tavolinë. U bënë Republikë llafesh”, tha Spaho.

You may also like