Të martohesh fshehtas është në modë. Dje e bëri Kourtney, para 5 vitesh e bëri Angela Martini

by admin
Spread the love

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker e shfrytëzuan qëndrimin në Vegas të këtyre ditëve dhe vendosën të martohen në një kishë në Los Angeles rreth orës 1:30 të mëngjesit së sotëm. Por kjo ceremoni ne na kujtoi modelen e njohur shqiptare që diçka të ngjashme e bëri afro 5 vite më parë.

Anxhela Martini u martuan me asokohe të dashurin e saj Dragos Savulescu në një ceremoni krejt të pazakontë në Las Vegas. Data shënonte 11 dhjetor 2017 dhe ata vendosën ta kurorëzojnë dashurinë pa asgjë tradicionale. Pa fustan të bardhë, pa festë si të zakonshmet, pa familjarë.

“Sapo u martova mbrëmjen e kaluar me gruan me seksi në botë! Krejt jashtë traditës dhe shumë e çmendur. Jeta është kaq e bukur dhe e mrekullueshme,”- shkroi asokohe Dragos.

Angela dhe i dashuri i saj ndodheshin se bashku me këngëtaren Bleona Qereti në las Vegas, e cila ka asistuar në dasmën e mikes së saj të ngushtë. Gjithashtu edhe Angela publikoi foto nga dasma në rrjete sociale ku ka treguar sa e lumtur ndihet nga ky hap. Ajo ishte e veshur me një fustan të zi krejt të pazakontë dhe në duar mbante një tufë lule.

“U martova mbrëmjen që shkoi me burrin e ëndrrave të mia! Jeta jonë është një film që ne guxojmë ta jetojmë siç duam! Pa tradita, kaq çmendurisht,”- shkroi ajo modelja seksi.

Disa javë më vonë në një intervistë ekskluzive për Revista Who, Angela rrëfeu disa detaje për dasmën. “Nuk ishte e planifikuar, në fakt u vendos në momentin e fundit. Ne as nuk u fejuam më parë. Ishim në LA dhe një nga miqtë tanë na ftoi të shkojmë në Vegas. Unë dhe Dragos ramë dakord dhe në mëngjes ditën përpara se të niseshim për në Vegas, u zgjuam pranë njëri-tjetrit dhe duke u parë në sy thamë le të martohemi. Filloi si një shaka”, tregoi asokohe ajo./revistawho.com

You may also like