Të kesh gjyshërit gjallë është dhuratë, është bekim

by admin
Spread the love

“Gjyshërit ishin miqtë tanë më të mirë. Janë akoma për ata që i kanë ende gjallë. Ata kanë qenë të vetmit që arrinin t’i shndërronin në “Po”, përgjigjet negative që na jepnin prindërit tanë për të dalë. Janë ata qëkanë pasur më tepër kohë dhe durim; ata që kishin përherë një karamele të fshehur diku nëpër xhepa për ne; ata që kur shkonin për të blerë diçka në dyqanin e lagjes, na pyesnin se çfarë donim dhe gjithsesi, edhe nëse u thoshim se nuk donim gjë, ktheheshin nga dyqani me plot gjëra për ne.

Gjyshërit janë ata që na nxisnin të mësonim gjëra të reja. Nuk dorëzoheshin asnjëherë, vetëm për të na parë të lumtur. Janë ata që prindërit tanë i bërtisnin se po na llastonin shumë neve, por ata kurrë nuk u ndalën ta bënin këtë gjë. Na kanë mësuar se dashuria nuk njeh kufij dhe as moshë. Një gjyshe dhe njëgjysh janë si dy prindër që u jepet një mundësi e dytë prindërimi për nipërit dhe mbesat e tyre. Edhe kur nuk janë më në këtë jetë, gjyshërit mbeten përherë në zemrat dhe mendjet tona me kujtimet më tëbukura”. – Foto dhe material nga internet, autor i panjohur

Nëse ka diçka që më trishton, është fakti që gjyshërit i kam humbur të gjithë nga kjo jetë, kur kam qenë i vogël. I njoha shumë pak, ama mbaj në mendje kujtime të bukura për ta. Teksa rritesha, shihja bashkëmoshatarë të tjerë të dilnin me gjyshërit e tyre dhe mërzitesha. Ende shoh të tillë dhe mendoj me vete se sa fatlumë janë.

Të kesh ende gjyshërit gjallë është dhuratë, është bekim, dhe kush bën pjesë në këtë grup, duhet të ndihet padiskutim fatlum. Gjyshërit janë si prindërit e dytë, madje ndonjëherë bëhen më tepër mbështetës se sa prindërit, ndaj duhet t’i doni e t’i respektoni ata në çdo moment. Koha kalon shpejt, nuk harron asnjëperson në këtë botë. Një ditë do t’i humbisni edhe ju, ndaj është e mira që në atë moment, të keni sa mëshumë kujtime të bukura me ta.

You may also like