Të kam xhan, e kam menduar të jem në krahët e tu sepse më ke ndenjur afër kur të thoja ik

by admin
Spread the love

Big Brother Albania VIP sa vjen e bëhet më interesant çdo ditë, edhe pse kanë kaluar pak ditë nga nisja e këtij edicioni të dytë. Luiz Ejlli është pa dyshim një nga banorët më të komentuar në shtëpi, teksa ditën e sotme ai ka zhvilluar një takim special me vajzën të cilën ai simpatizon, Kiara Titon. Dyshja kanë sqaruar marrëdhënien me njëri-tjetrin.

Ndërsa po bisedonin së bashku në dhomën e grimit, këngëtari i kërkoi Kiarës t’i tregojë nëse e bezdis prania e tij në shtëpinë e Big Brother, teksa këngëtarja i tha jo dhe do t’i qëndrojë në krah edhe pse i ka të gjithë kundër. Moderatorja foli edhe krisjen e raportit me aktoren Olta Gixhari, duke e cilësuar si një lojtare manipuluese.

Luiz Ejlli: A të bezdis prania ime? A e ke problem, a ke menduar që duke qëndruar me mua e ke gjithë shtëpinë kundër?

Kiara Tito: Ata do më thonë mua me kë të rri?

Luiz Ejlli: A e ke menduar këtë pjesë? A më sheh me sy tjetër? Atë pyetje po të bëj tjetër

Kiara Tito: Jo nuk të shoh. Nuk më ikën inati.

Luiz Ejlli: Po të them mos ma përmend më

Kiara Tito: Sikur të jesh pak më i tërhequr.

Unë të kam xhan, nuk rri dot pa të folur fare. Ti më ke kuptuar më shumë se të gjithë këta këtu. Më le të jem e lirshme, të lutem. Në një moment e kam menduar të jem në krahët e Luizit, por pas asaj që bëre m’u fshi.

Luiz Ejlli: Bjordit i kam thënë do mundohem me të imituar, mos ma merr për keq se nuk kam asgjë me ty. E kanë përdorur këta që unë të kam qëndruar ty mbrapa që të dukem sikur dua të dukem. Po të mos kisha qenë unë shkaku nuk të kisha qëndruar në atë masë. Ka qenë nata e parë që ke ardhur këtu, kam hyrë te dhoma e rrëfimit dhe kam thënë ju lutem. Nuk mundem i thashë se më duket sikur do të bëjë diçka dhe nuk ka forcë me u ngritur. Ti nuk më ke thirrur, dhe kam parë vetëm çarçafin dhe kam lëvizur. E kam bërë me gjithë shpirt. Edhe dje që të pashë në fytyrë. Dje ishe bërë e verdhë. Ishe pa ngrënë. Ishe keq dhe u ndjeva vërtetë keq. Ku është gjëja e keqe sot. Ai reagimi jot  që ti më thua do ikësh, do ikësh. Nesër mund të rrëshqas në pllaka, mund të thej këmbën. Unë prej kujt pres me më sjell një gotë ujë.

Kiara Tito: Kjo gjëja me Oltën ka nisur përpara. Që kur unë u rrëzova. Ti ishe i pari që erdhe. Dhe pse unë po të thosha ik. Edhe hera e dytë, e tretë që jam munduar të flas me të nuk më dëgjon. Më është prishur imazhi që kisha ndërtuar për atë. Shumë gjëra kanë treguar që është lojtare dhe shumë manipuluese. Dhe kunjaxhie. Ta kuptoj njëherë unë fjalën kunjaxhie se nuk e kam idenë.

You may also like