Të hollat që mbledh nga shitja e librave i ruaj për veprat e tjera e pak prej tyre për jetesë

by admin
Spread the love

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Çun Lajçi, gjatë vitit që lamë pas ka qenë më pak i përfshirë në fushën e artit për shkak se për disa muaj me radhë vuajti nga COVID-19.

Sidoqoftë, kjo nuk e ka ndaluar që të vazhdojë punën e tij dhe thuajse gjatë gjithë vitit e kemi parë duke shitur librat nëpër vende të ndryshme të trojeve shqiptare.

Në një intervistë për Telegrafin, ylli i kinematografisë kosovare rrëfeu se të hollat që mbledh nga shitja e librave i rezervon për veprat e tjera, ndërsa pak prej tyre edhe për jetesë.

“Ato pak të holla që marrë nga libri, shumicën e asaj mbledhjeje duhet me i rezervua për veprën tjetër. Me ato të holla, aq sa mbesin mbesin ndoshta për pak jetesë por të tjerat shkojnë tek shtypshkronjat për të vazhduar veprimtarinë time letrare. Në ditën që ti numërohesh si pensionist, të harron Teatri që është gabimi më i madh i këtij Teatri, i këtij shekulli, i këtij viti, i kësaj Kosove sepse asnjëherë aktorët e mëdhenj me daljen në pension nuk janë harruar por e kanë vazhduar jetën artistike. Krejt e kundërta është pas vitit 2000, me demokraci me liri e këndej jeta artistike e një gjenerate, e temës, janë me dhjetëra artistë që nuk i sheh më as në rrugë, nuk i thërret më as filmi e as teatri”, ka thënë artisti.

“Kam zgjedhur rrugën tjetër, a të vdes si të tjerët, a të mbyllem edhe unë në pallatin tim, të mos di dikush se ekzistoj apo të shkruaj, të botoj, apo së paku dikush në rrjete sociale t’i lexoj shkrimet e mia të thotë po qenka gjallë, nuk paska vdekur, është një inat i imi ky inat më ka mbajtur gjallë e më ka shpëtuar edhe nga pandemia. Shkrimet më kanë mbajtur gjallë, sepse nuk jetohet me pension. Jam munduar që përmes veprës time edhe të mbijetoj edhe të mbaj familje. Edhe neve artistëve na duhet të vishemi pak më mirë, sepse vet profesioni titulli nuk të lë me qenë dosido. Me librat e mia kam arritur edhe të mbijetoj edhe të botoj vepra të tjera. Kam dëgjuar e lexuar shkrime të tilla se Çuni është lypsar, po dëshiron me u pasurua, jo që nuk më ka vra, jo që nuk më ka lënduar, përkundër kësaj që dua me qenë i fortë sepse kjo prapë të vet”, shton më tej ai.

Çuni në vitin që lamë pas solli dy vepra: “Ofshamë Malli” dhe “Kopilani”.


You may also like