Të gjithë të çmendur për Simeonen, ka nisur ankandi për bomberin e Veronës

by admin
Spread the love

Giovanni Simeone po zhvillon një sezon shumë të mirë me Veronën dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur që të kërkojnë të blejnë kartonin e sulmuesit që është në pronësi të Cagliarit.

Veronezët janë të gatshëm të paguajnë 12 milionët e kërkuar nga sardët për argjentinasin, por duket shumë e vështirë që Simeone të qëndrojë në Verona edhe sezonin e ardhshëm.

Me shumë mundësi Cagliari do ta shesë lojtarin këtë verë, por për një shifër shumë më të lartë. Sipas asaj që shkruan “As”, janë të shumta klubet që kanë kërkuar informacion për sulmuesin.

Villarreal, Valencia, Sevilla dhe Newcastle e synojnë jashtë Italisë, ndërsa Napoli dhe Milan janë dy klubet e Serie A që po e vëzhgojnë me kujdes “Choliton”. / Oversport.tv

You may also like