Të gjitha momentet pikante të Brojës në ndeshjen ndaj Cityt (VIDEO)

by admin
Spread the love

Armando Broja, i pafat në sfidën mes Southamptonit dhe Manchester City-t, që u mbyll pa fitues, 1-1. I aktivizuar titullar nga trajneri Hasenhuttle, sulmues i Kombëtares Shqiptare arriti të shënonte në minutën e 23-të përballë Edersonit duke shfrytëzuar shpejtësinë e tij, por festa e 20-vjeçarit u ndërpre nga sinjalizimi i anësorit për pozicion jashtë loje. Pamjet e përsëritura i japin të drejtë.

Në të 29-tën Broja bëhet sërish protagonist, teksa i paraprin ndërhyrjes së Ederson tek topi, duke fituar një 11-metërsh, por edhe në këtë rast, kryesori, para se të drejtonte dorën nga pika e bardhë e penalltisë, u sinjalizua nga anësori për pozicion jashtë loje. Gjithsesi, pjesa e parë u mbyll me epërsinë e “Shenjtorëve”, falë golit të Kyle Walker-Peters.

Broja nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit dhe në minutën e 53-të, pas një depërtimi nga e djathta, gjendet përballë Edersonin, por në çastin e finalizimit i ndërhyn Laporte, duke shmangur golin. Pak çaste më vonë, nuk ia del të shënojë me kokë në zonën e portierit, duke u ndalur na shtylla.

VIDEO

You may also like