Të drejtat janë universale, ato nuk janë mëshirë e shtetit – Shqip

by admin
Spread the love

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka rikujtuar presidentit Aleksandar Vuçiqit se të drejtat janë universale, dhe se ato nuk janë mëshirë e shtetit.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai shprehet se kreu i shtetit serb po e paraqet si tentativë për destabilizim dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe” bashkëpunimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Qeverinë e Republikës së Kosovës, ndërkohë që nga ana tjetër për Vuçiqin janë konstruktive aventurat e tij në çdo cep të Ballkanit Perëndimor ku jetojnë serbët?

“Si një ndër të drejtat fundamentale të pakicave, Kushtetuta e Serbisë e parasheh edhe “bashkëpunimin me shtetin amë. Sipas logjikës së presidentit serb, vetëm serbët duhet ta kenë këtë të drejtë. Të tjerëve kjo e drejtë, kur tentojnë ta materializojnë, jo vetëm që i mohohet, por tentohet në vazhdimësi të satanizohen”

“E di, sipas tij, ne nuk do të duhej të ndërlidhnim fatin tonë me Kosovën. E as kërkesat tona për reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë nuk do duhej të jenë agjendë e bisedimeve. Kjo e frikëson presidentin serb e për këtë ai po na sulmon vazhdimisht, shkroi Kamberi.

Tutje ai i bën thirrje Vuçiqit që në vend të kriminalizimit të kërkesave legjitime të shqiptarëve atje, shmangies së përgjegjësisë nga tri marrëveshjet e nënshkruara, është koha që të reflektojë në realizimin e obligimeve të marra.

“Të nënshkruara janë”, i thotë Kamberi Vuçiqit. “Të kursejmë nga “dhimbja e dorës së djathtë”.

You may also like