“Te Atalanta nuk më vlerësuan”, Zapata “shpërthen” në lot pas triumfit me Torino-n

by admin
Spread the love

Fitorja 3-0 e Torino-s ndaj Atalanta-s ishte një ndeshje “hakmarrje” për Duvan Zapata-n, me sulmuesin që realizoi dopietë në këtë sfidë.

Duke folur pas ndeshjes së zhvilluar të hënën, Zapata theksoi se te Torino është përshtatur dhe ndjehet mirë, ndërsa shton se te Atalanta nuk e vlerësuan siç duhej, ndërsa “shpërtheu” në lot ndërkohë që fliste.

“Të gjithë këtu, që kur erdha, më kanë bërë të ndihem i rëndësishëm. Kishte probleme të brendshme aty ku isha më parë (te Atalanta), në ditët e fundit të merkatos, klubi nuk më dha vlerën që meritoja. Këtu më mirëpritën menjëherë edhe në këto kohë të vështira më kanë mbështetur, dhe unë po i kaloj ato”-tha ai.

Zapata ndodhet te Torino në formë huazimi nga Atalanta deri në fund të sezonit./Supersport


Top Channel

You may also like