Të arrish muajin e Ramazanit është mirësi që Allahu ta ka mundësuar – Shqip

by admin
Spread the love

Në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni, hoxha Omer Dauti me rastin e muajit të Ramazanit tha se muslimani duhet të ndjehet krenar sepse të arrish muajin e Ramazanit është mirësi nga Zoti. Ai mes tjerash tregoi se para nesh popujt luteshin 6 muaj para që ta arrinin Ramazanin.

”Mirësi nga Allahu është të të jep jetë të jep shëndet të arrish edhe një Ramazan plus në jetën tënde, sepse kujt Zoti ia mundëson ta arrijë Ramazanin gjegjësisht Allahu atij ia ka mundësuar faljen e mëkateve dhe shërblimin e madh Xhennetin. Hoxhallarët flasin nëpër xhamia se si duhet përgatitur dhe ta presim këtë muaj të bekuar, por si na gjeti këtë vit, na gjeti të mërzitur të pikëlluar. Si në botë në përgjithësi me lufta probleme, por edhe tek ne” – tha Hoxhë Omer Dauti. /tvklan.mk/

You may also like