Tayna zbulon diçka për veten që publiku nuk e dinte

by admin
Spread the love

Tayna i është shtuar personazheve që u bënë pjesë e rubrikës: “50 pyetje”, në emisionin Prive.

Ajo ka folur si rrallë herë për jetën personale dhe profesionale duke zbuluar edhe arsyen pse vitin e kaluar nuk ishte aktive si zakonisht në muzikë.
“Fatmirësisht nuk është se kam pasur ndonjë ngjarje të keqe, kam qenë shumë me fat gjithmonë, por pika më e ulët ishte vitin e kaluar sepse kam pasur probleme personale dhe shëndetësore”, tha Tayna.
Reperja nga Prizreni nuk ka dhënë më shumë detaje, por fansave u ka bërë përshtypje jo pak kjo deklaratë.
Me kalimin e kohës duket se gjërat kanë marrë për mirë, pasi ajo po publikon dhe do të publikojë projekte muzikore për verën e këtij viti.

You may also like