Tayna duket ndryshe, sjell poza atraktive në veshje sportive dhe syze

by admin
Spread the love

Ka ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe vazhdon të jetë ndër artistet më të komentuara të estradës.

Bëhet fjalë për reperen Tayna, e cila përveç projekteve muzikore që priten mirë nga fansat e saj, ajo njihet dhe pëlqehet edhe për stilin e veçantë të veshjes.

Edhe në postimet që ka bërë sot (e hënë) në llogarinë e saj në Insatgram, reperja nga Prizreni mori vëmendje me veshjen plot stil.

Doruntina Shala (emri i vërtetë) u shfaq me një stil sportin, tuta ngjyrë bezhë, pallto të gjatë me ngjyrë të zezë, çantë të vogël të gjelbër, ndërsa kompletoi dukjen me një palë syze të tejdukshme.

Me grim të lehtë, Tayna dukej në formë të mirë dhe mjaft atraktive me pozat nga ashensori dhe makina e saj.

Ndërkohë, kujtojmë që reperja është drejt finalizimit të albumit të ri muzikor, projekti i parë i të cilit lansohet nesër (14 dhjetor).

Tayna tashmë ka publikuar “intro”-n e albumit që mban titullin “Heroinat”.


You may also like