Taylor Swift, këngëtarja me më së shumti albume në pozitën e parë

by admin
Spread the love

Ylli i muzikës, Taylor Swift vazhdon me suksese. Kjo këngëtare zyrtarisht ka më së shumti albume në pozitën e parë se çdo këngëtare tjetër.

Albumi i saj “Speak Now (Taylor’s Version)” është i treti me radhë të cilin e rilansoi. Ai u debutua në pozitën e parë në Billboard 200, duke u bërë kështu albumi i 12-të që arriti këtë pozitë.

Swift po ashtu u bë këngëtarja e parë që ka katër albume në top dhjetëshe njëkohësisht që prej fillimit të vlerësimit të këngëve në toplista në vitin 1963.

Rekordin për më së shumti albume në pozitën e parë deri më tani e ka mbajtur Barbra Streisand me 11 sosh.

Swift me këtë sukses iu afrua rekordit të Drake, i cili ka 12 albume në këtë pozitë. Megjithatë, Drake qëndron pas suksesit të Jay-Z i cili ka 14 albume në pozitën e parë si dhe të Beatles me 19.

Veç kryesimit në toplistë të albumeve, Swift po ashtu ka bërë lansimin e numrit më të madh të shitjes së kopjeve të albumeve këtë vit. Ajo vlerësohet për shitje të albumeve në 716 mijë njësite.

Me këto shifra, ajo ia kaloi këngëtarit të muzikës kantri Morgan Wallen, albumi i së cilit “One Thing at a Time” u shit në 501,000 njësite vetëm në javën e parë të lansimit./21Media

You may also like