Taylor Swift jep detaje për albumin e ri, ja kur do të publikohet

by admin
Spread the love

Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift ka paralajmëruar albumin e saj më të ri. Ajo ka njoftuar fansat se albumi i saj më i ri i cili titullohet “ The Tortured Poets Department”, do të publikohet më 19 prill dhe do të ketë 16 këngë.

Swift në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards 2024” ka njoftuar se Reperi amerikan Post Malone dhe grupi britanik Florence + The Machine do të jenë pjesë e albumit të rsaj më të ri, shkruan BBC.

Ndërkohë, fansat po vazhdojnë të hamendësojnë nëse këngëtarja do të mund të marrë pjesë në mbrëmjen e Super Bowl e cila do të mbahet gjatë së dielës.

Kujtojmë se 34 vjeçarja ka shkruar histori duke fituar çmimin Grammy të albumit më të mirë për të katërtën herë me radhë./21Media

You may also like