Taylor Swift fejohet me Joe Alwyn – Shqip

by admin
Spread the love

Taylor Swift dhe i dashuri britanik Joe Alwyn janë fejuar fshehurazi.Çifti i njohur nuk ka në plan të shpallë zyrtarisht lajmin e tyre të lumtur, por këtë ia kanë besuar rrethit të tyre të ngushtë.

Një mik i aktorit 31 vjeç thotë se ai i bleu këngëtares 32 vjeçe, një unazë të cilën ajo e mban “pas dyerve të mbyllura”.

Çifti i famshëm i matur, të cilët janë fotografuar në tapetin e kuq vetëm disa herë, nuk ia kanë thënë disa anëtarëve të ekipit të tyre, shkruan The Sun.

“Taylor dhe Joe janë tepër të lumtur dhe shumë të dashuruar. Ata në fakt janë fejuar prej disa muajsh, por i kanë thënë vetëm rrethit të tyre të brendshëm – kryesisht familjes së afërt dhe miqve të besuar, shumë të vjetër. Të gjithë janë betuar gjithashtu për fshehtësi”, tha ky burim.

“Taylor ka një unazë të bukur, por e mban vetëm kur është në shtëpi, pra pas dyerve të mbyllura. Përsëri, vetëm një pjesë e vogël e njerëzve dinë detaje rreth dasmës dhe Taylor nuk i ka treguar as disa nga ekipi i saj për fejesën”.

“Ata duan që dashuria e tyre të qëndrojë sa më larg kamerave. Kjo është vetëm për ta. Dhe nëse dhe kur ata shkëmbejnë betimet, me siguri nuk do të ketë asnjë revistë si Vogue, Rolling Stone ose Hello!atje. Do të jetë e thjeshtë dhe elegante – si ata”, tha tutje ky burim.

Ende nuk ka detaje konkrete nga dasma dhe nuk dihet nëse çifti do ta konfirmojë zyrtarisht lajmin.

You may also like