Taulant Marku “heroi” i Korabit, thyen Tomorin dhe blindon vendin e tretë

by admin
Spread the love

Korabi i mban gjallë shpresat për vendin e dytë, pasi ka mundur skuadrën e Tomorit me rezultatin 1-0. Ky duel ishte i prapambetur, ndërkohë që tani dibranët numërojnë 7 pikë më pak se Erzeni i vendit të dytë.

Korabi ishte i vendosur që të merrte pikët e plota sot dhe e kërkoi me ngulm golin. Në 45 minutat e para dibranët nuk ia arritën dot.

Ai që e vendosi këtë ndeshje ishte sulmuesi Taulant Marku, i cili i ndëshkoi beratasit pa u bërë një orë lojë dhe i dha fitoren e tre pikët skuadrës së Korabit.

KATEGORIA E PARË – JAVA 16 (e prapambetur)
E shtunë, më 5 mars, ora 14:00

Korabi-Tomori 1-0
Shënues:
T. Marku 57’

/ oversport.tv

 

You may also like