Taulant Balla flet me bindje për fitoren në Lushnje: Populli foli dhe vendosi, urime Eriselda Sefa

by admin
Spread the love

Drejtuesi politik i Fierit, Taulant Balla, shprehet optimist për fitoren e Partisë Socialiste në garën për Bashkinë e Lushnjes, ku pak minuta pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit, Balla shkruan në rrjetet sociale se “populli foli dhe vendosi”, teksa uron kandidaten socialiste Eriselda Sefa.

Postimi i Ballës:

Mirënjohje popullit të nderuar të Bashkisë së Lushnjes, për një proces zgjedhor të lirë dhe plotësisht të rregullt, ashtu siç i ka hije Lushnjes së Kongresit. Kushtet atmosferike ishin të vështira dhe ndikuan në pjesëmarrje, por të gjithë e dimë se shiu në bujqësi është gjithmonë bereqet.

Mirënjohje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, patronazhistëve të Partisë Socialiste në gjithë Lushnjen
Populli foli dhe vendosi! Vullneti i tij tani do të numërohet me korrektësi maksimale dhe rezultati duhet respektuar e pranuar nga të gjithë.

Nesër vijojmë menjëherë punën të mbajmë fjalën e dhënë para popullit të Lushnjes.
Përgëzime Eriselda Sefa”, shkruan Balla.

You may also like