Tashmë vjen edhe zyrtarizimi, Pepe Reina transferohet te Villarreal

by admin
Spread the love

Mungonte vetëm zyrtarizimi, por tashmë edhe ai ka ardhur. Pepe Reina është zyrtarizuar në ekipin e tij të ri pasi u largua nga Lazio sepse nuk rinovoi kontratën.

Kështu, gardiani spanjoll i portës është transferuar te Villarreal. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare.

Pepe Reina ka firmosur një kontratë një vjeçare me “Nëndetësen e Verdhë”. Portieri spanjoll rikthehet kështu te Villarreal pasi ka mbrojtur më parë ngjyrat e klubit gjatë viteve 2002-2005. /oversport.tv

Foto: Villarreal CF, Twitter

 

You may also like