Tashmë vjen edhe zyrtarimi, James Milner rinovon kontratën me Liverpool

by admin
Spread the love

Tashmë ka marrë edhe formë zyrtare. James Milner nuk dorëzohet, por ka rinovuar kontratën e tij me Liverpool. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e saj.

Mesfushori 36-vjeçar do të vazhdojë kështu aventurën e tij edhe për një vit. Kontrata e tij aktuale skadonte më 30 qershor, ndërsa tashmë ai ka nënshkruar për të paktën edhe një vit.

Milner është transferuar në rradhët e Liverpool në vitin 2015. Më parë ai ka veshur edhe fanellën e Manchester City, Aston Villa e Newcastle. Ndërsa tashmë do të qëndrojë ende nën urdhrat e Jurgen Klopp. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Facebook

You may also like