Tashmë është zyrtare, Ylber Ramadani transferohet tek Aberdeen në Skoci

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare. Ylber Ramadani është afrimi i parë i Aberdeenit në merkaton e verës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e saj.

Në komunikatë thuhej se mesfushori i Kombëtares shqiptare ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare. Ai do të transferohet në Skoci nga ekipi i MTK Budapest ku aktivizohej në kampionatin hungarez.

Kështu për të gjithë ndjekësit, Ylber Ramadani mund të ndiqet live dhe ekskluzivisht në Oversport pasi ka të drejtën e transmetimit. Për këtë transferim kanë folur edhe drejtuesit e klubit ku janë shprehur shumë të lumtur. /oversport.tv

You may also like