Tashmë është zyrtare: Paul Pogba rikthehet te Juventusi

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare: Paul Pogba është sërish një lojtar i Juventusit. Pas formaliteteve që u kryen ditën e shtunë, klubi bardhezi ka zyrtarizuar kthimin e francezit, që ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2026.

Mesfushori kthehet në Torino pas 6 vitesh si një lojtar i lirë, pasi nuk rinovoi kontratën me Manchester United.

Pogba do të veshë fanellën me numrin 10-të, që kishte lënë në vitin 2016 dhe më pas u trashëgua nga Paulo Dybala.

“Mezi pres të rifilloj dhe të fitojmë së bashku”, ka qenë mesazhi i francezit për popullin bardhezi. Nesër në orën 15:00 është programuar konferenca e prezantimit të lojtarit. / Oversport.tv

Foto: JuventusFC Twitter

You may also like