Tasevski u punësua kur kryeshef ishte babai i tij, në M-NAV punon edhe vëllai i tij!

by admin
Spread the love

Një nga drejtorët e M-NAV, Fahrudin Hamidi thotë se kritikat e kreut të Sindikatës së Kontrollit të Fluturimeve, Aleksandar Tasevski, për punësime partiake dhe nepotizëm në M-NAV janë të pabaza. Hamidi thotë se pikërisht Tasevski është pranuar në punë në kohën kur kryeshef ka qenë babai i tij, ndërsa si kontrollues në M-NAV, thotë që punon edhe vëllai i Tasevskit.

“Ai flet për nepotizëm, flet për punësime partiake, flet vetëm për të shpërqendruar opinionin. Demagogjia është në atë se ai është nepotizëm në vetvete. Për fat të keq, nuk më bie mua që ta them, por tashmë i ka kaluar të gjitha kufijtë. Babai i tij ishte kryeshef i kontrollit të fluturimeve, atëherë është pranuar edhe ai, njëkohësisht edhe vëllai i tij punon si kontrollor i fluturimeve, tre nga e njëjta familje. Klane të tilla në M-NAV ekzistojnë, dhe 5-6 klane të tilla. Fahrudin Hamidi është ai që mbështetet në klanet e tilla? Të punësohen sërish fëmijët e tyre? Në këtë shtet sipas Kushtetutës të gjithë kanë të drejtë të punësohen, pa dallim të fesë, përkatësisë etnike, të gjithë jemi qytetar të kësaj Maqedonie të Veriut të vogël, por shumë të bukur”, tha Hamidi.

MARKETING



You may also like