Taravari, Osmanit: Mos u bën haxhi pishman për Ballkanin e Hapur

by admin
Spread the love

Kandidati për president nga radhët e koalicionit VLEN, Arben Taravari ka komentuar edhe deklaratën e kundërkandidatit të tij Bujar Osmanit i cili sot propozoi të Maqedonia e Veriut të dalë nga nisma “Ballkani i Hapur”

“Atyre vendeve që bëjnë aggression nuk u shtrëngojmë duart, siç bën kundërkandiati im në ikje. Sot dëgjova se aj ishte bërë pishman për Ballkanin e Hapur dhe se do të propozojë daljen e Maqedonisë së Veriut nga kjo nismë e Vuçiçit e përkrahur nga Llavrovi. Zotëri Bujar Osmani i themi mos u bën haxhi pishman. I themi së vonë i ka dalë gjumi. Keni ngelur të vetmit në shtrat me Vuçiçin. Me Vuçiçin që organizon sulme terroriste mbi Kosovën dhe që trishtohet mbi humbjen eventuale të BDI-së”, u shpreh Taravari. /SHENJA/

MARKETING



You may also like