Taravari nga parku i Sarajit: Do t’u japim përparësi të rinjve pasi ia vlen

by admin
Spread the love

Kandidati për president i VLEN-it Arben Taravari, bashkë me liderët e partive që e përbëjnë këtë koalicion, sot ishin në Saraj, ku krahas lojës së futbollit dhe ecjes në natyrë, biseduan edhe me aktivistët e rinj, duke i dëgjuar idetë dhe problemet që i shqetësojnë. Taravari dhe liderët e koalicionit VLEN, nga Parku i Sarajit kanë apeluar për nevojën e investimeve dhe ruajtjen e hapësirave të gjelbra.

Kreu ki Alternativës, Afrim Gashi tha se ruajtja e ambientitit dhe krijimi i mundësive për shfrytëzim më të madh të kësaj pjese bashkë me kanionin e Matkas e atraksionet tjera janë potencial i jashtëzakonshëm turistik.

Ndërkaq, Taravari tha se do t’i japin përparësi të rinjve pasi ia vlen.

“Të bashkëbisedojmë me rinistët, t’i dëgjojmë idetë, problemet e tyre. Zakonisht të rinjtë janë shumë më kreativë dhe shumë më racionalë sesa ne. Pak do të ecim, do të bëjmë aktivitet fizik dhe do t’i dëgjojmë telashet, problemet, idetë e tyre, eventualisht për t’i folur edhe në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj”, deklaroi Taravari.

You may also like