Taravari: Kemi 5 – 6 vende të sigurta, nëse VLEN fiton 15 deputetë!

by admin
Spread the love

Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, ka mbajtur sot në Tetovë kuvendin qendror ku solli vendim për kandidatët për deputetë që do të jenë në listat e Koalicionit VLEN. Ai tha se kanë pesë ose gjashtë vende të sigurta, nëse numri i deputëve të VLENIT do të jetë 15, njofton SHENJA.

Taravari ka thënë se megjithatë nuk do të spekulojë se sa do të jetë numri i deputetëve, duke ironizuar Artan Grubin e BDI-së i cili proklamon mbi 20 deputetë që do të fitohen nga Fronti Evropian. Taravari deklaroi se shpreson që deputetët nga partia e tij që do të zgjidhen do të jenë përfaqësues të mirë të popullit. Taravari ka bërë të ditur se në zonën numër 6, numri dy do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Bekim Qoku.

“Në zonën zgjedhore numër 6 e ka pozicionin numër 3 e cila do të jetë zonjë pre Tetove. Besoj se brenda 1 orë ose 2 do ta tregoj edhe emrin. Mua më duhet edhe një konsultim me dy candidate të cilat janë të mundshëm. Pozicioni numër katër në zonën zgjedhor numër 6 do të jetë Halil Snopçe dhe në pozicionin numër 7 në zonën zgjedhore numër 7 do të jetë Sadik Sulejmani prej Komunës së Bogovinës”, u shpreh Taravari./SHENJA/

MARKETING



You may also like