Taravari flet për hyrjen e Alternativës në Qeveri dhe prishjen e koalicionit me ASH-në

by admin
Spread the love

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka komentuar sot hyrjen e Alternativës në koalicionin me LSDM, BDI dhe partitë e tjera.

“Nëse Alternativa hyn në qeveri, ajo qeveri nuk do të jetë e qëndrueshme, sepse në LSDM ka paqëndrueshmëri ku sundojnë fraksione dhe kjo parti ka shumë premtime të pambajtura ndaj partnerëve të koalicionit”, theksoi Taravari.

Ai shton se nëse Alternativa pranon t’i bashkohet qeverisë së re, ajo nuk do të zgjasë shumë.

“Para një viti e gjysmë dolëm me zotin Gashi në zgjedhjet parlamentare dhe morëm vota nga qytetarët kundër politikave të BDI-së. Marrëveshja është nënshkruar për katër vite, por tani shtu siç vendosin ata. Ne do ta respektojmë vendimin e tyre,” tha Taravari pas takimit me ambasadorin e OSBE-së Clemens Koya.

Taravari theksoi se në zgjedhjet e kaluara si koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë marrë 82 mijë vota, edhe ate siç theksoi për “politikën anti-BDI”.

Alternativa me katër deputetë, po negocion për t’u bashkuar me qeverinë. Bisedimet po zhvillohen mes kreut të Alternativës Afrim Gashi dhe kryeministrit në detyrë Zora Zaev.

Alternativa thotë se hyrja e tyre eventuale në Qeveri do të ishte vazhdimi i kursit euroatlantik të vendit, zgjidhja e mosmarrëveshjes me Bullgarinë dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, si dhe sigurimi i stabilitetit politik dhe ekonomik.

You may also like