Taravari: ASH desolidarizohet nga çdo nismë të re të Qeverisë në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ka shkruar se partia që drejton ai, Aleanca për Shqiptarët, desolidarizohet nga çdo nismë të re të Qeverisë në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.
“Dua të siguroj qytetarët se Aleanca për Shqiptarët desolidarizohet nga çdo nismë e re të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në kuadër të mekanizmit tanimë të abortuar të njohur si Ballkani i Hapur.
Me daljen e Republikës së Shqipërisë nga Ballkani i Hapur, këtij mekanizmi nuk i ka ngelur as kuptim e as legjitimitet. Mekanizmat duplifikuese dhe jo inkluzive që krijojnë Ballkan Perëndimor me dy shpejtësi nuk i ndihmojnë frymës integruese në rajon.
Rruga përpara është e qartë: marrëveshjet tanimë të nënshkurara në kuadër të Ballkanit të Hapur, duhet të integrohen në tërësi dhe të zbatohen në kuadër të Procesit të Berlinit, duke filluar nga samiti i tetorit në Tiranë”, ka shkruar Taravari, transmeton SHENJA.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kanë promovuar sistemin e përbashkët për pagesat rrugore. Ata kanë dkelaruar se kjo nismë është në kuadër të Ballkanit të Hapur.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like