“Tani është i kompletuar”, Klopp nuk i “kursen” elozhet për sulmuesin: Ka fizikun e një 19-vjeçari

by admin
Spread the love

Liverpool fitoi me shifrat 5-1 në ndeshjen e së enjtes në Europa League ndaj francezëve të Toulouse.

Një prej autorëve të golave ishte edhe Mohamed Salah, me egjiptianin që arriti në kuotën e 43 golave europianë me fanellën e The Reds e duke u shndërruar në lojtarin e Premier League me më shumë gola në Europë teksa la pas një legjendë si Thierry Henry.

Në një moment kaq special, trajneri Jurgen Klopp nuk i kurseu elozhet për Salah duke theksuar se tashmë sulmuesi është një lojtar i kompletuar.

“Shënoi një gol mjaft të bukur, nuk e dija që falë atij goli regjistroi edhe një rekord. Është një lojtar shumë i mirë, të gjithë e vlerësojmë shumë. Është nga ata lojtarë që pasi të largohet nga futbolli, do të themi; Uau çfarë lojtari që ishte! Salah nuk sillet si një 31-vjeçar, është mjaft i pjekur në fushë ndërsa nga ana fizike, ka fizikun e një 19-vjeçari. Përkujdeset shumë për veten. Tani është një lojtar i kompletuar”, u shpreh Klopp./ Super Sport


Top Channel

You may also like