TALIN – Tsahkna: Ta ndihmojmë Ukrainën me vendime konkrete

by admin
Spread the love



TALIN, 22 janar /ATSH-DPA/ – Në Evropë flitet shumë për ndihmat ndaj Ukrainës dhe janë krijuar instrumente të ndryshme për ta mbështetur atë, por tani ka ardhur koha për të marrë vendime konkrete, deklaroi ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna.

Tsahkna, në veçanti, kujtoi se ”Estonia po zhvillon instrumente ligjore që lejojnë përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën dhe rindërtimin e saj”.

>

“G7 dhe shumë vende të tjera kanë shprehur interes për këtë mundësi. Ky është një mjet i rëndësishëm me pasoja afatgjata nga të cilat Ukraina mund të përfitojë shumë”, shtoi Tsahkna./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama nga Shkupi: Samit në Tiranë për Ukrainën, vjen dhe Zelensky


You may also like