Talat Xhaferi: Shkarkimi i Mexhitit dhe Aliut nuk ka të bëje me punën e tyre profesionale!

by admin
Spread the love

Kryeministri teknik Talat Xhaferi lavdëroi ministrat Mexhiti dhe Aliu, duke ju thënë se shkarkimi nuk ka të bëjë me punën e tyre profesionale, por përshkak se ata do të qëndrojnë pas kryetarit të tyre, i cili është shprehur se do të veproj me opozitën, raporton SHENJA.
“Kam kompetenca të parashtroj shkarkimin e ministrave për çka vendos Kuvendi. Që në fillim dua të theksoj se propozimi nuk ka të bëjë me aspektin profesional të tyre, për të cilët kam respekt të veçantë duke pas parasysh se i kam bashkëvendës. Baza ka të bëjë me obligimin ligjor që mbrohet me ligjin për Qeveri me të cilin është e sanksionuar që ne përbërjen e Qeverisë pjesëmarrës të jenë përfaqësues të opozitës më të madhe të VMRO-së dhe për faktin se ministrat në fjalë pas deklarimit të kryetarit të tyre në facebook, se do të veproj si opozitare, në bazë të ligjit, por edhe në diskutim dje me ministrin Aliu, se të dy ministrat do të qëndrojnë pas kryetarit të tyre, Qeveria teknike nuk mund të ketë përfaqësues të dy partive opozitare”, ka thënë kryeministri teknik, Talat Xhaferi, raporton SHENJA.

MARKETING



You may also like