Talat Xhaferi nga 28 janari 2024 Kryeministër Shqiptar në RMV – Shqip

by admin
Spread the love

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, Bashkimi Demokratik Zgjedhor, ka vendosur që kandidati për Kryeministër Shqiptar të jetë Kryeparlamentari aktual, Talat Xhaferi. Për shef të shtabit zgjedhor është zgjedhur Fatmir Besimi. Mandati I Kryeministrit shqiptar nis në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

Lajmi është bërë I ditur në profilin zyrtar të Nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmanit.

“Mbledhje e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim

Rendi ditës:

1. Zhvillimet Politike në vend

2. Parapërgaditjet për zgjedhjet

3. Zgjedhjet brendapartiake

4. Të ndryshme

Vendimet:

1. Vendim për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

2. Kryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga 28 janari do jetë Kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi

3. Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor për Zgjedhjet 2024 u zgjodh Fatmir Besimi

4. Autorizohet Kryetari i Partisë që të vazhdojë diskutimet me partitë politike dhe të marrë vendim për koalicionimet eventuale për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare”,  thuhet në njoftimin e Bujar Osamnit./KlanMacedonia

You may also like