Talat Xhaferi nga 28 janari 2024 Kryeministër Shqiptar në RMV – Shqip

by admin
Spread the love

AUTORIZOHET ALI AHMETI PËR DISKUTIME ME PARTITË RRETH KOALICIONIMEVE EVENTUALE

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, Bashkimi Demokratik Zgjedhor, ka vendosur që kandidati për Kryeministër Shqiptar të jetë Kryeparlamentari aktual, Talat Xhaferi. Për shef të shtabit zgjedhor është zgjedhur Fatmir Besimi. Mandati I Kryeministrit shqiptar nis në fund të janarit të vitit të ardhshëm, njfton KlanM.

BDI-ja propozon Talat Xhaferin si Kryeministër të Qeverisë që do të hyjë në fuqi nga fundi i Janarit e deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Vendimi, siç njofton KlanM, është marrë në Kryesinë Qendrore të BDI-së.

Me qëllim që të ruhet balanci etnik në funksionet kyçe të shtetit, Kryeparlamentari i ardhshëm do të propozohet nga partnerët e koalicionit, sipas të gjitha gjasave nga LSDM-ja.

“Kryesia Qendrore e BDI-së me propozim të Kryetarit Ali Ahmeti mori vendim për të propozuar kandidat për Kryeministër të BDI-së, i cili do të zgjidhet diku në 28 janar 2024 dhe t`i propozojë shumicës parlamentare dhe t`i propozojë shumicës parlamentare dhe Parlamentit, Kryetarin e Kuvendit – Talat Xhaferin, kurse Kryetari I Kuvendit do të propozohet nga partnerët e koalicionit”, tha Bujar Osmani.

BDI-ja në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, sic njofton KlanM, miratoi Vendimin formal për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor është zgjedhur, Fatmir Besimi, I cili në tre ciklet paraprake zgjedhore ka ushtruar këtë funksion.

Kryesia Qendrore, sic njofton KlanM, ka vendosur që të vazhdojnë diskutimet me partitë politike për koalicionimet eventuale për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

“U autorizua Kryetari Ali Ahmeti që të fillon bisedimet me partitë politike për opsionin që do ta përzgjedh BDI-ja sa i takon pjesëmarrjes në këto dy procese zgjedhore. U diskutuan të gjitha opsionet nga Kryetari Ali Ahmeti dhe ai u autorizua që të merr vendim meritor për mënyrën se si do t`i qaset BDI-ja zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare që veçmë janë caktuar më 24 prill dhe 8 maj 2024 si të përbashkëta”, tha Osmani.

Në opinion një kohë të gjatë pati spekulime me emrat e kandidatëve të mundshëm të BDI-së për Kryeministër Shqiptar, kurse emri i Talat Xhaferit fillojë të qarkullojë gjatë periudhës së fundit.

VMRO-DPMNE-ja kërkonte që të shfuqizohet koncepti i Kryeministrit Teknik apo sic njihet ndryshe “Qeverisë së Përzhinës”, kurse lideri partiak, Hristijan Mickoski, haptazi kishte njoftuar se kjo parti dëshiron të ndalojë zgjedhjen e Kryeministrit shqiptar./KlanMacedonia

You may also like