Takimi me ambasadoren Yuri Kim, Jorida Tabaku zbardh detajet: Ja çfarë u bisedua

by admin
Spread the love

Deputetja Jorida Tabaku ka zbardhur takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Me anë të një postimi në Twitter, Tabaku u shpreh se luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës.

“Sot diskutova me ambasadoren amerikane në Shqipëri prioritetet e procesit të integrimit, rëndësinë e përfshirjes së drejtësisë. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin: Luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës!”, shkroi ajo.

You may also like